Arbëri

BE-ja e gatshme të vendosë mision të vëzhgimit në zgjedhjet komunale në Kosovë

 

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, thotë se BE-ja është e gatshme të vendosë një mision të plotë të vëzhgimit të zgjedhjeve në zgjedhjet e ardhshme komunale në Kosovë.

Szunyog e ka thënë këtë gjatë takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.