Arbëri

Ish-polici i dënuar me burgim të përjetshëm pendohet për vrasjen e 32-vjeçarit

 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Instanca më e lartë gjyqësore në Kosovë pritet që brenda 30 ditëve të vendosë për ligjshmërinë e dënimit me burgim të përjetshëm ndaj ish-policit Shefki Spahiu, i dënuar për vrasje të rëndë dhe manipulim me prova. Në Gjykatën Supreme është mbajtur seancë publike, pas ankesës së avokatit të Spahiut, i cili ka thënë se Gjykata Themelore e Prizrenit e ajo e Apelit kanë bërë shkelje të shumta dhe se është dashur që klientit të tij t’i bëhej ekzaminim mendor

“Më vjen keq për rastin, nuk ka ndodhur me ndonjë planifikim, por ka ndodhur në gjendje të afektit mendor, unë u kërkoj falje familjes dhe të gjithë popullit”, kështu është shprehur ish-zyrtari policor i dënuar me burgim të përjetshëm, Shefki Spahiu, gjatë seancës në Gjykatën Supreme.

Spahiu në Supreme është paraqitur këtë të enjte, pasi mbrojtja e tij është ankuar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit dhe asaj të Apelit për dënim me burgim të përjetshëm.