Arbëri

PDK-ja e quan skandaloz dhe të dëmshëm vendimin për shkarkimin e ambasadorëve

Foto: Driton Paqarada / KOHA
 

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi në një konferencë për media e ka quajtur skandaloz vendimin e Qeverisë Kurti dhe Presidentes Osmani për tërheqjen e ambasadorёve tё Kosovёs nga misionet diplomatike.

Ajo ka thënë se këto veprime e rrezikojnё funksionimin e shёrbimit tё jashtёm të vendit, si dhe limiton aftёsitё dhe mundёsitё e Kosovёs pёr tё qenё aktive nё arenёn ndёrkombёtare, pikёrisht kur bota po del nga pandemia.