Arbëri

Lajçaku takon kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, diskutojnë për hapat e mëtejmë në dialog

 

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka diskutuar për hapat e mëtejmë lidhur me procesin e dialogut, në kuadër të takimit joformal me kryeministrin Albin Kurti që po mbahet në Bruksel.

“Në margjinat e takimit joformal të Ballkanit Perëndimor sot, isha i lumtur që u takova me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për të vazhduar diskutimet tona rreth hapave të mëtejmë në dialog”, ka shkruar ai në Twitter.