Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të hënën arritën në Kosovë edhe mbi 3.500 doza të vaksinës Pfizer

Të hënën ka mbërritur në Kosovë një kontingjent me 3.510 vaksina të kompanisë Pfizer.

Kjo është pjesë e donacionit të Bashkimit Evropian për Kosovën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga zyra e Komunikimit Publik të Ministrisë së Shëndetësisë kanë konfirmuar për KOHËN për ardhjen e këtij kontingjenti.

“MSH-ja ka pranuar mbrëmë kontingjentin e radhës prej 3510 vaksinave te Pfizer, pjesë e asistencës se BE-së për Kosovën në sigurimin e vaksinave kundër Covid-19”, i ka komunikuar MSH-ja KOHËS.

Gjithsej, Kosova do të përfitojë nga BE-ja rreth 95 mijë vaksina.

Deri më tash, Kosova ka përfituar mbi 62 mijë vaksina Astra Zeneca përmes programit COVAX dhe mbi 11.500 vaksina Pfizer, donacion i BE-së.