Arbëri

Nagavci: Ndërlidhja e programit me tregun e punës janë një nga synimet e punës tonë

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

(KosovaPress) - Sistemi aktual i arsimit dhe aftësimit profesional nuk është në gjendje t’i përgjigjet nevojave dhe kërkesave të tregut të punës, është thënë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, ku është shqyrtuar raporti i auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”.

Në raport të auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit, theksohet se përkundër përpjekjeve për të ndërlidhur njohuritë dhe aftësitë profesionale me nevojat dhe kërkesat e vazhdueshme të tregut të punës, ky sistem është përcjellë me mangësi të shumta dhe kjo ka ndikuar që institucionet përgjegjëse të mos jenë të suksesshme në arritjen e qëllimeve të synuara.