Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bislimi bisedon me ambasadorin norvegjez për implementimin e Memorandumit mes Kosovës, Norvegjisë dhe Grupit për Ballkan

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, është takuar me ambasadorin norvegjez Jens Erik Grondahl, ku u diskutua në lidhje me implementimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë, dhe Grupit për Ballkan (BPRG).

Ky memorandum mirëkuptimi ka për qëllim mbështetjen për Qeverinë e Kosovës, Kryeministrin, Zyrën e Kryeministrit dhe Zëvendëskryeministrit për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, në kornizë të “agjendës për mbështetje të paqes dhe shtetndërtimit, si dhe avancimit të agjendës evropiane për Kosovën”, thuhet në njoftimin nga Kryeministria.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo