Arbëri

Nagavci për rastin e së miturës: Do t’i marrim masat tona institucionale

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se për rastin e ngacmimit seksual ndaj të mitures në afërsi të një shkolle në Prishtinë janë angazhuar për adresimin dhe parandalimin e dhunës dhe pasojave të saj.

Nagavci ka thënë se në aspektin e përgjegjësisë do të marrin masat institucionale, “duke synuar që të forcojmë edukimin e fëmijëve, krijimin e ambienteve të sigurta që mbështesin shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve”.

“Me kёtё rast, ftoj tё gjitha organet pёrgjegjёse qё tё ndёrmarrin tё gjitha masat ligjore pёr trajtimin e rastit me kompetencё dhe profesionalizёm tё lartё! Vlerёsoj çdo punё tё pёrbashkёt dhe angazhim afatgjatё pёr vetёdijesim dhe krijimin e hapёsirave tё sigurta publike, sidomos pёr vajza! Pёr pjesёn e pёrgjegjёsisё dhe detyrimeve tё shёrbimeve arsimore, ne do tё marrim masat tona institucionale, duke synuar qё tё forcojmё edukimin e fёmijёve, krijimin e ambienteve tё sigurta qё mbёshtesin shёndetin dhe zhvillimin e fёmijёve tanё! Po ashtu, tё rrisim ndjenjёn e pёrgjegjёsisё dhe llogari-dhёnien”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

Të dielën vonë ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani, duke bërë thirrje që të edukohen djemtë.