Arbëri

Osmani: Është koha e fundit të luftojmë mendësinë ku vajzat ngacmohen e rriten me idenë që duhet të mbrohen

Foto: KOHA
 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar për rastin e të miturës që është ngacmuar seksualisht në afërsi të një shkolle në Prishtinë, duke thënë se ky rast shpërfaqë nevojën urgjente të adresimit të çështjes së sigurisë për nxënësit dhe fëmijët.

Osmani ka shkruar se “është koha e fundit të luftojmë mendësinë ku vajzat vazhdimisht ngacmohen e rriten me idenë që duhet të mbrohen, të kenë kujdes, e të privohen”, duke shtuar se duhet edukuar djemtë që t’i trajtojnë motrat dhe shoqet e klasës si të barabarta.