Arbëri

5.061 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë aktualisht janë 5.061 raste aktive me virusin Sars-CoV-2, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 106.914 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 2.225 raste me fatalitet. Numri i të shëruarve ka arritur në 99.628.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se po vazhdon vaksinimi i personave mbi 65 vjeç. Në Kosovë janë vaksinuar deri më tash 41.867 qytetarë.