Arbëri

KOMF-i reagon ndaj lajmit për ngacmim seksual të të miturës

 

Koalicioni i OJQ-ve per Mbrojtjen e Femijeve (KOMF) ka reaguar me shqetësim të madh ndaj lajmit të publikuar në media, ku është raportuar për ngacmim seksual të një vajze të mitur, nga disa djem po ashtu të mitur, brenda mjediseve shkollore.

KOMF-i i ka bërë thirrje dhe ka apeluar tek të gjitha mediat që kanë publikuar pamje filmike dhe të dhëna që cënojnë identitetin e të miturës dhe të miturve tjerë, t’i largojnë ato.