3 perditesime
21:25

Murati paralajmëron ndaljen e likuidimeve, i quan të korruptuara

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë në “Desku” të KTV-së se likudimi i ndërmarrjeve shoqërore duhet të ndalet dhe asetet t’i rikthehen një mekanizmi që do të ishte brenda Qeverisë.

Murati ka thënë se është e panevojshme që Kosova të ketë ende Agjenci të Privatizimit duke shtuar se shuarja e saj parashihet për vitin e ardhshëm.

“Është e panevojshme të kemi një agjenci të tillë e sidomos me historikun që e ka dhe orientimi do të ishte që të ketë një mirëshfrytëzim të atyre resurseve që kanë mbetur, të bashkohen në Fondin Sovran dhe të krijohet një shtresë e re e cila e largon nga ndikimet politike dhe operon në baza komerciale. Shuarja është proces por si nismë ligjore nuk fillon këtë vit. Parashihet shuarja për vitin e ardhshëm. Duhet të shikohet mënyra e stopimit, në momentin kur kanë hyrë në likuidim ndërmarrjet, shitje nuk ka, ka pasur tendenca për të shkuar me variantin e negocimit direkt. Valët e shitjes janë ndaluar me kërkesë të Qeverisë. Nuk ka shitje të reja, me valë privatizimi. Ato që janë në proces të likuidimit, duhet të stopohet ajo shuarja dhe likuidimi dhe ato asete t’i rikthehen atij mekanizmi që do të ishte brenda Qeverisë”, ka thënë Murati.

Sipas tij, procesi i privatizimit e ka dëmtuar ekonominë e Kosovës pasi shumë asete strategjike janë shitur me çmime qesharake e me procese korruptive.


Rreth 27,000 kërkesa për subvencionim të pagave për punëtorë e 4,000 për qira në Ministrinë e Financave

Rreth 27,000 kërkesa për subvencionim të pagave të punëtorëve dhe rreth 4,000 sosh për subvencionim të qirave të bizneseve, janë paraqitur deri më tani në Ministrinë e Finanacave, në kuadër të premtimit të Qeverisë “Kurti II” për ndihmë ndaj bizneseve të cilat u detyran të mbylleshin për dy javë gjatë muajit prill të këtij viti, si pasojë e pandemisë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Herkun Murati, e ka bërë të ditur këtë në “Desku” të KTV-së duke thënë se po përpiqen që këto kërkesa t’i shqyrtojnë në një kohë sa më të shpejtë.

“Janë rreth 27,000 kërkesa për subvencionim të punëtorëve ndërkaq për kontratat e qirasë diku rreth 4,000. Jemi duke bërë maksimumin që t’i shqyrtojmë me kohë. Me buxhetin e kufizuar që kemi, ideja është të ndërhyjmë të paktën aty ku dëmi është më i madh. Të gjithë jemi prekur nga kjo pandemi e cila po zgjat. Tani jemi në vitin e dytë të pandemisë dhe goxha e vështirë për një shtet si Kosova me këtë buxhet që kemi, që në mënyrë të vazhdueshme të intervenohet në ekonomi pasi edhe qasjen në financa e kemi të kufizuar si shtet”, ka thënë Murati.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka bërë të ditur të mërkurën gjatë ditës, se është bërë ekzekutimi i pagesës për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave.

Sipas ministrisë, të premten që vjen, pritet të bëhet ekzekutimi i pagesave edhe për grupin tjetër.

Qeveria e Kosovës ka ndarë në fund të muajit prill 6 milionë euro për subvencionimin e pagave dhe qirave të bizneseve të cilat me vendim të Qeverisë u mbyllën për dy javë, nga 7-18 prill për shkak të rritjes së rasteve pozitive me COVID-19.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pati thënë me këtë rast se subvencionimi do të bëhet deri në 50%.

Fondi Sovran, ka shumë shtete që kanë aplikuar një format të tillë, e kemi Poloninë, Slloveninë, Singaporin. Në rastin e Kosovës bëhet fjalë për futjen e të gjitha ndërmarrjeve nën një ombrellë kooperative. Nëse këto hyjnë brenda ombrellës së Fondit Sovran, qëllimi do të ishte të shtohej vlera e këtyre aseteve strategjike. Synimi është që kur arrihet rikthimi në profitabilitet dhe rregullimi e stabilizimi i tyre të mobilizohet kapitali edhe vendor edhe i mërgatës që kur të shiten aksionet të krijohet një instrument shtesë, aktualisht e kemi vetëm një instrument për mëgatën që munds ta ofrohmë janë bonot e thesarit. Këtë vit do ta emetojmë një bono të dedikuar për mërgatën

200 mijë të vaksinuar mund të llogarisim se mund t’i kthehemi një normaliteti. Unë pres që kjno të realizohet deri në fund të qershorit. Ne i kemi disa prej masave, jemi duke diskutuar edhe me partnerë dhe donatorë. Jemi duke pa se si mund të realizojmë kapital shtesë.

Kjo që bëhet për stabilizim bëhet për ta ndaluar dhimbjen ekonomike. Ideja është që shumë shpejtë do ta kemi edhe një pako të masave për rimëkëmbje të cilat jemi duke i diskutuar edhe partnerë tanë, me donatorë por edhe me më organizata ndërkombëtare financiare për të gjetur mënyra dhe modalitete për financimin e secilës dhe besoj që me rishikimin e buxhetit mund të llogarisim se mund të fillojmë.

Ideja e masave emergjente fiskale dhe rimëkëmbjes diferencimin e kemi bërë në atë që tjera masa duhet të merren në situata emergjente dhe tjera kur pretendon se duhet të ketë rimëkëmbje. Pakoja e dytë ka paraparë rimëkëmbje. Çka kemi parë nga qeveria që pasoi ka qenë një lloj improvizimi i masave emergjente të mbështjella me sloganin e rimëkëmbjes por s’kemi pa rimëkëmbje. Kemi parë një mosshfrytëzim eficentë të parasë publike, duke e shpenzuar pa e menduar mirë.

Si qeveri ka procedura ditën e parë kur e kam marrë detyrën kam kërkuar edhe preh zyrës ligjore të di cilat janë mundësitë de cila është procedura të fillojmë me ndryshimin e Ligjit. Kanë qenë amandamente prej PDK-së e AAK-së dhe kam kërkuar që t’i shfuqizojmë ato nene. Ideja ka qenë që kjo të bëhej prej Kuvendi dhe shumë shpejtë do të procedohet në Kuvend, afati është fundi i majit. Në qeveri do të duhej ose të fillonte përmes ministrisë së Ambientit. Ideja ka qenë që më mirë është të shkojmë përmes Kuvendit.

Ideja e rishikimit do të jetë që ne ta përshtatim rishikimin baxzuar në masat që ne parashohim t’i bëjmë. Ka pasiguri juridike në ato amandamente. Të gjitha masat që i parashohim, në momentin që e dijmë nevojën buxhetore ato do të përfshihen në rishikim. Fakti që ne kemi quar kërkesa për financim tek BERZH etj.

Do të hiqet nga buxheti studimi i fizibilitetit për autostradën e Dukagjinit. Është e panevojshme të përdoret një formë e tillë pasi që qëllimi kryesor aty është shpronësimi. Borxhet vetëm për shpronësime janë mbi 180 milionë euro.

Fokusi i të gjitha ministrive të sigurohet me mbikëqyrje që projekti të realizohet siç duhet.

Ideja është që të shihet se përmes studimeve dhe analizave të mirëfillta të shihet se cilat rrugë ja vlen të bëhen e cilat jo. Por jo sic kanë ndodhjuir në të kaluarën ku ka projekte megalomane dhe të cilat e marrin një pjesë të madhe të buxhetit dhe nuk ofrojnë zhvillim të qëndrueshëm.

21:02

Murati paralajmëron pesëfishim të numrit të inspektorëve të Punës

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se Qeveria parasheh pesëfishimin e inspektorëve të Punës.

Murati ka thënë se ka kërkuar që puna e inspektorëve të përqendrohet sidomos te ndërtimtaria, për shkak të kushteve të punës në këtë sektor e ku shumë punëtorë përfundojnë me fatalitet.

“Procesi i riorientimit të resurseve brenda administratës publike merr pak kohë. Riorientimi i resurseve në administratën publike po bëhet dhe do të bëhet në mënyrë graduale. Pra duhet të ketë një lloj tranzicioni dhe jo ndryshim që shkakton ndërprerje të sistemit. Ideja është që aty të pesëfishohet numri i inspektoreve në mënyrë që të rritet kapaciteti. Problemi më i madh që kemi aktualisht në aspektin e shëndetit dhe sigurisë në punë është sidomos te ndërtimtaria, ku kemi pasur disa raste me fatalitet tek punëtorët, shto këtu faktin që nuk kanë as kontrata të punës, pra nuk janë as zyrtarisht punëtorë, e kjo e bën situatën të rëndë dhe kërkon intervenim. Me resurset që ka inspektorati unë kam kërkuar që përqendrimi i inspektimeve të jetë tek sektori i ndërtimtarisë”, ka thënë Murati.

Sipas tij, deri tani ka pasur shtrirje të njëtrajtshme të inspektorëve në të gjithë sektorët, duke shtuar se me resurset ekzistuese duhet të evitohet rreziku për jetën.

20:50

Murati: Pragu i nivelit të pagës që nuk tatohet pritet të rritet në 250 euro

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se pritet të rritet në 250 euro pragu i nivelit të pagës që nuk tatohet.

Murati në Deskun e KOHËS ka thënë se me këtë nivel shumica e qytetarëve do të paguajnë më pak tatim.

“Rritja e pragut në nivelin 250 euro të pagës që nuk tatohet, që do të jetë niveli i pagës minimale, nënkupton që qytetarët do të paguajnë më pak tatim, ata që i kanë pagat më të ulëta. Por, kjo pastaj vazhdon edhe mëtutje. Sepse edhe dikush që e ka pagën 500 euro, për 250 euro të para nuk paguan tatim. Tatimi aplikohet për pjesën e dytë. Shumica e qytetarëve do të paguajnë më pak tatim. Ideja është që me këtë të lëmë më shumë para në xhepat e qytetarëve në fund të muajit. Sidomos kjo shtresa që ka më pak, t’i rritet fuqia blerëse. Në anën tjetër rishikimi i politikave fiskale për nivelet tjera të pagave, ajo do të bëhet e do të shikohet, por tek pasi kemi implementu një formalizim të ekonomisë. Ne ballafaqohemi me një nivel të lartë të informalitetit në ekonominë tonë, ka shumë biznese që nuk i deklarojnë të ardhurat, ka shumë që nuk i deklarojnë punëtorët e pagat e punëtorëve, e kësisoj ka sasi të lartë të hyrave potenciale që realisht nuk realizohen, nuk hyjnë në buxhet të shtetit”, ka thënë Murati.

20:30

Murati: Këtë vit fokusi do të jetë për rikthim ekonomik dhe kthim në vende pune

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se fokusi i Qeverisë “Kurti II” për këtë vit do të jetë në rikthimin e vendeve të humbura dhe krijimin e vendeve të reja të punës, e kësisoj edhe rikthimin e ekonomisë e cila ka pësuar rënie si pasojë e pandemisë me COVID-19.

Murati ka thënë në “Desku” të KTV-së se lidhur me masat të cilat janë paraparë në programin qeverisës 2021-2024, nuk mund të thuhet se kur do të zbatohen saktë dhe sa do të ketë implikime buxhetore, për shkak të pasigurisë fiskale si pasojë e gjendjes me koronavirus.

“Është vështirë të thuhet se kur do të fillojë së zbatuari secila masë, pasi kemi pasiguri fiskale për shkak të situatës ku ndodhemi. Për çdo masë, me kohë duhet të bëhet dizajnimi konkret, të ketë ndryshime të bazës ligjore dhe të krijohet hapësira fiskale. Ne kemi bërë përllogaritje për të gjitha. Këtë vit fokusi do të jetë në një shtytje të madhe sa i përket zhvillimit ekonomik dhe rikthimit të njerëzve në vendet e punës dhe rritjen e vendeve të punës. Me rënien e numrit të rasteve pozitive dhe ardhjen e vaksinave, po besoj që mund të hyjmë në verë më të përgatitur dhe më të sigurtë, shto këtu edhe ndikimin e mërgatës e cila me siguri do të vijë e vaksinuare dhe kështu mund t’i kthehemi normalitetit në vend. Kjo do të na mundësojë që të rishikojmë mundësitë buxhetore”, ka thënë Murati.

Ai ka thënë se nuk është ideja vetëm krijimi i vendeve të punës por edhe zhvillimi dhe barazia.

“Nuk është ideja vetëm të krijohet një vend pune, por të mundësohet një zhvillim dhe një barazi që në start, që nga fëmijëria për të gjithë, ashtu që secili të ketë mundësi të barabarta që të mund të aftësohet për tregun e punës dhe në fund ta gjejë një punë dhe te jetë një qytetar që kontribuon për zhvillimin e punës. Fokusi kryesisht i subjekteve politike dhe qeverive të kaluara ka qenë shtimi i skemave aty ku ka pas votues, për fëmijë pak kush është interesuar sepse fëmijët nuk votojnë. Qasja jonë është zhvillim i qëndrueshëm afatgjatë”, është shprehur ministri Murati.