Të mërkurën do të fillojë vaksinimi kundër COVID-19 i personave mbi 65-vjeçar, ndërsa prioritet do të kenë personat e regjistruar në e-Kosova, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë do të vaksinohen personat nga rajoni i Prishtinës, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi e Lipjani. Vaksinimi do të bëhet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë nga ora 08:00 deri në ora 19:30.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë të premten, nga ora 08:00 deri në ora 19:30, do të vaksinohen personat mbi 65-vjeçar në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, si dhe në QKMF në të gjitha komunat.
Me të njëjtën grupmoshë do të vazhdojë vaksinimi edhe të shtunën.
