Arbëri

Gjermania për dialogun Kosovë-Serbi: Kyç për perspektivën evropiane

 

Gjermania ka përsëritur qëndrimin se dialogu me Serbinë, është rruga kyçe për integrim evropian të Kosovës. Këtë e ka thënë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, në një bisedë telefonike që ka pasur të martën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Është prioritet kyç për Gjermaninë që të sigurojë perspektivë brenda Bashkimit Evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor, i ka thënë ministri i Jashtëm Heiko Maas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në një thirrje telefonike. Dialogu i normalizimit me Serbinë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, mbetet kyç për këtë epilog”, thuhet në njoftim të MPJ-së gjermane.