Arbëri

Në Gjermani nga nesër lirohen masat për të vaksinuarit, u përshtaten diasporës kosovare

Shteti gjerman ka miratuar ligjin e ri për lehtësimin e masave për qytetarët që jetojnë në Gjermani e që janë shëruar nga COVID-19 apo janë vaksinuar kundër virusit. Sipas një njoftimi të Ambasadës së Kosovës në Gjermani ligji që lehtëson masat për të vaksinuarit do të hyjë në fuqi nga nesër, 9 maj.

Masat parashohin që kufizimi i kontaktit dhe daljes nuk zbatohen më për njerëzit e vaksinuar. Kjo nënkupton që njerëzit e vaksinuar kanë të drejtë të dalin dhe se u duhet të paraqitet vetëm libreza e vaksinimit.

Lehtësimi vlen edhe për udhëtarët. Një pikë e tillë u përshtatet qytetarëve që udhëtojnë në Kosovë. Dëshmia për vaksinim është e barabartë me testin negativ.

Pas dëshmisë për vaksinim ata s’do të kenë nevojë për testim në mënyrë që t’u lejohet hyrja në Gjermani, siç ndodhte në të kaluarën. KOHA pati raportuar më parë se udhëtarëve nga Kosova në drejtim të Gjermanisë po u dilte problem me autoritetet gjermane edhe nëse kishin librezën e vaksinimit. Atyre u kërkohej testi negativ.

Image