Arbëri

Mërgimtarët s’mund të hyjnë në Gjermani pa test negativ, përkundër vaksinimit

Mërgimtarët s’mund të hyjnë në Gjermani pa test negativ, përkundër vaksinimit
 

Të gjithë mërgimtarëve nga Gjermania, të cilët kanë vizituar Kosovën, që të kthehen me aeroplan, u duhet patjetër të kenë testin negativ për COVID-19, edhe nëse janë të vaksinuar kundër virusit. Kjo është masa që kanë vënë autoritet gjermane jo vetëm për kosovarët, por jo të gjithë janë të informuar.

Të shtunën, një qytetare është ankuar në adresë të KOHËS se në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” i është kërkuar testi negativ i 48 orëve të fundit në mënyrë që të lejohej të hipte në aeroplan, edhe pse ua kishte prezantuar zyrtarëve librezën e vaksinimit. Ajo ka thënë se në Kosovë ka hyrë me shumë lehtësi dhe askush nuk i kishte thënë se kur të kthehej i duhej testi. Është shprehur e habitur për kriteret e tjera. Ajo arriti të nisej për në Gjermani, pasi kreu testimin në minutat e fundit para fluturimit.