Arbëri

Asnjë i infektuar i paraqitur për hospitalizim në Shqipëri në 24 orë - hera e parë prej marsit 2020

 

Asnjë i infektuar me COVID-19 nuk është paraqitur për t’u hospitalizuar në Spitalin Infektiv në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Është hera e parë që nga marsi i vitit të kaluar që për një ditë nuk ka pasur persona me nevojë për t’u shtruar në spital, ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.