Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

27 të shëruar nga koronavirusi në Gjilan, Haziri: Ky është lajm shpresëdhënës

Foto: Driton Paçarada / KOHA

27 qytetarë të komunës së Gjilanit janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 6 raste të reja, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. 

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka quajtur këtë lajm shpresëdhënës teksa bëri thirrje të respektohen masat kundër COVID-19, transmeton KOHA.

“Ky është një lajm shpresëdhënës. Kemi 27 bashkëqytetarë të shëruar nga COVID-19. Pra, po bie dukshëm numri i rasteve pozitive. Duhet të vazhdojmë ta luftojmë këtë virus, i cili nuk zgjedh moshë dhe nuk të pyet kush je. Ju lutem shumë, të vazhdojmë t’i respektojmë masat anti-COVID-19 për ta ulur lakoren e infeksionit në zero”, ka deklaruar Haziri, gjatë takimit me Komitetin për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Për pesë muaj, Gjilani ka regjistruar 688 raste pozitive, 498 të shëruar, 53 të hospitalizuar e 28 të vdekur. Ende aktivë mbesin 162 persona.

Haziri ka njoftuar se presin rezultatet për 70 mostra.