Arbëri

Shkalla e punësimit të grave vazhdon të mbetet e ulët

FOTO: KP
 

Instituti GAP ka publikuar raportin e katërt vjetor përmes së cilit synon të theksojë dallimet e përfaqësimit të grave në tregun e punës, në arsim dhe mirëqenie sociale. Të dhënat tregojnë se pjesëmarrja e grave në tregun e punës mbetët e ulët ku vetëm 21% e grave në moshë pune janë aktive në tregun e punës. Raporti përfshinë statistikat e vitit 2020 dhe tregon se pandemia ka rënduar pozitën e grave në tregun e punës duke u ulur mundësitë për punësim.

Sipas raportit të Institutit GAP, në vitin 2020 shkalla e punësimit të gratë ishte vetëm 14.4%, ndërsa të burrat 46.2%, e shkalla e papunësisë të gratë ishte 33.1% ndërsa të burrat 21.5%.