Arbëri

Maas kërkon që dialogu të rinisë menjëherë, Vuçiq përsërit se Serbia s’e njeh Kosovën

Maas kërkon që dialogu të rinisë menjëherë, Vuçiq përsërit se Serbia s’e njeh Kosovën
 

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, nga Beogradi ka bërë thirrje për vazhdim të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës. Pas një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Maas ka thënë se “tash është momenti i duhur për rinisje të dialogut”, pas bllokimit që nga muaji shtator.

“Të dy shtetet kanë mbajtur zgjedhje të përgjithshme dhe kanë formuar qeveri me shumicë stabile”, ka thënë ai në konferencën për media, një ditë pas vizitës që pati në Kosovë.