Deklaratat e presidentes Vjosa Osmani që dialogu me Serbinë ka nevojë për rinisje me qasjen që Serbia të kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë, në Serbi po shihen si skandaloze e si refuzim i Kosovës për dialogim.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, ka thënë se deklaratat e Osmanit, pas takimit me ministrin e Jashtëm gjerman, Haiko Maas, janë deklarata bllokuese të dialogut.
“Mesazhet e përfaqësuesve të Prishtinës se do të rikonsiderojnë marrëveshjen e Brukselit për të ‘rinisur dialogun me Beogradin, të cilat, kujtoj, janë kryer me lehtësim dhe garanci nga Bashkimi Evropian, janë çmenduri politike dhe kërkon reagim urgjent nga të gjithë ata që duan stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Selakoviq në një deklaratë për media.
Selakoviq ka thënë se edhe mesazhet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se dialogu s’është prioriteti kryesor “janë konfirmuar sot, dhe dëshmojnë se s’ka interesim për dialog apo kompromis”.
Ai është ankuar se Kosova vazhdimisht ka refuzuar të implementojë marrëveshjet e deritashme duke thënë po ashtu se “s’pret që komuniteti ndërkombëtar që përkrah haptas Prishtinën, të kërkojë disiplinë”.
Edhe
Shqipëria i përgjigjet Serbisë: S’mund ta rishkruani historinë mbi akuza të pabaza
Të enjten, pas takimeve në Kosovë me krerë të vendit, Maas është nisur drejt Serbisë ku nesër do të takohet me krerë institucionesh.
-
Kosova u kërkon ndërkombëtarëve reagim ndaj “befasisë” së planifikuar të Serbisë
-
Rifillimi i dialogut s’do të prodhojë ndonjë kthesë të madhe, thonë njohësit
-
Macron: Dialogu të rinisë “në javët e ardhshme”
-
Osmani: Mungesa e vullnetit të Serbisë për t’i zbatuar marrëveshjet, pengesë serioze për përparim në dialog