Deri sot, në Shqipëri janë kryer gati 400 mijë vaksinime për COVID-19.
Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se vetëm të mërkurën, u kryen 13.173 vaksinime, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 372.075, shkruan Tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShqipëria ka kohë që ka nisur vaksinimin dhe është ndër të parat në rajon për ritmin e shpejt të vaksinimit.
Sipas një deklarate të ministres Manastirliu, të dhënë të hënën, në Shqipëri deri më tash kanë mbërritur mbi 700 mijë vaksina të prodhuesve të ndryshëm, si nga SHBA-ja, Britania, Kina e Rusia.
Ndërkohë, në Kosovë deri më tash kanë mbërritur 24 mijë vaksina “Astra Zeneca” përmes programit COVAX dhe janë kryer rreth 20 mijë vaksinime deri të mërkurën në mbrëmje.