Pas rreth 4 vjetësh, prej kur KOHA pati dorëzuar padi kundër “Media Works”, botues i gazetës “Express”, me pretendimin se kjo e fundit kishte shkelur të drejtat pronësore duke botuar artikujt e KOHËS pa leje paraprake, gjykata ka nxjerrë aktgjykim përfundimtar.
Më 31 mars të këtij viti Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë përmes të cilit gazetës “Express” i ndalohet të publikojë materiale që janë e drejtë ekskluzive e kompanisë KOHA, ndërsa të mos riprodhojë lajmet ditore para se të kalojnë 12 orë nga publikimi.
Në arsyetimin e Apelit theksohet se janë vlerësuar edhe pretendimet ankimore, por nuk është gjetur se aktgjykimi i shkallës së parë është i përfshirë në ndonjë shkelje.
-
Media të shumta vjedhin materialin e KOHËS, shkelin Ligjin
-
“KOHA” me platformë të re
-
"Pretendime të pabazuara", Kushtetuesja e shpall të papranueshme kërkesën e KPM-së për Rregulloren e Punës
-
KOHA Ditore mbush 29 vjet
-
FAZ-i shkruan për platformën Mbështete KOHËN, vlerëson rolin e saj në informimin e publikut