Arbëri

Vaksinimi i personave mbi 75 vjeç do të vazhdojë deri më 22 prill

Vaksinimi i personave mbi 75 vjeç do të vazhdojë deri më 22 prill
 

Të moshuarit me sëmundje kronike të moshës 75-79 vjeç do vazhdojnë të vaksinohen deri në datën 22 prill në sallën “1 tetori”, në Prishtinë. Në këtë sallë gjithashtu po vazhdon vaksinimi edhe i personelit shëndetësor, i personave me dializë dhe të moshuarve mbi 80 vjeç.

Koordinatori i Qendrës “1 tetori”, Niman Bardhi tha se nga data 8 prill deri sot në orët e mesditës, nga personat 75 -79 vjeç me sëmundje kronike, janë vaksinuar 1172 persona.