Qeveria e Kosovës sot do të bëjë hapin e ardhshëm drejt ligjit për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme. Në mbledhjen që nis në orën 13:30, pritet shqyrtimi i draftit të koncept-dokumentit për këtë çështje, pas nismës së Ministrisë së Drejtësisë.
Me këtë ligj parashihet që të bëhet konfiskimi i secilës pasuri të pajustifikueshme, që kap vlerën e mbi 5 mijë eurove.
Në rend dite është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për anulimin e vendimit të 24 dhjetorit, kur ishin propozuar tre kandidatë për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Artikuj të ngjashëm
-
Me pasurinë e konfiskuar Qeveria synon t’i forcojë institucionet që e luftojnë krimin
-
Shkon në Qeveri projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
-
Bëhet hapi i parë drejt ligjit për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme
-
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme, në rend dite ndryshimi i Buxhetit dhe Byroja
-
Miratohet në parim projektligji për Byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë