Arbëri

Prokuroria dorëzon dosjen paraprake në rastin ndaj Gucatit e Hardinajt

Prokurori i Specializuar ka dorëzuar dosjen paraprake në çështjen kundër krerëve të Organizatave të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e së martës nga Specialja, dorëzimi ishte bërë më 9 prill. Aty thuhet se dosja është rreptësisht konfidenciale.

Në dosjen e dorëzuar janë provat që Prokuroria pretendon të ketë për ngritjen e aktakuzës e listën e dëshmitarëve.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati dhe nënkryetari Haradinaj, u patën arrestuar në shtator të vitit të kaluar. Ata akuzohen për pengim të drejtësisë.