Arbëri

​Sot mot kryesisht me diell e pak vranësira

​Sot mot kryesisht me diell e pak vranësira
 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot dhe nesër në vijim vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këto kushte anticiklonike do të mbajë mot me pak vranësira dhe kryesisht me diell.

Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit, kështu që në orët e para të ditës dhe gjatë natës parashihen ngrica të cilat do t'i rrezikojnë pjesëmarrësit në komunikacion.