Arbëri

UP-ja çon në Këshillin e Etikës Ardian Kastratin për gjuhën denigruese ndaj Osmanit

UP-ja çon në Këshillin e Etikës Ardian Kastratin për gjuhën denigruese ndaj Osmanit
 

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se çështjen e gjuhës denigruese të profesorit Ardian Kastrati ndaj presidentes Vjosa Osmani e ka dërguar për trajtim me prioritet në Këshillin e Etikës.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media, Këshilli i Etikës është organ i pavarur i UP-së, i emëruar nga Senati, me qëllim të trajtimit në mënyrë meritore dhe sipas ligjit, çështjet e tilla brenda UP-së.