2 perditesime
Arbëri

Dështon seanca ndaj Aliut

Dështon seanca ndaj Aliut
Foto; Driton Paçarada/KOHA
10:09

Dështon seanca ndaj Aliut

Ka dështuar seanca e shqyrtimit fillestar ndaj ministrit të Ambientit, Liburn Aliut dhe disa të tjerëve. Kjo për arsye se ka munguar e pandehura Bahtije Uka.

Aktakuza ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 24 korrik 2020. Sipas saj, ai ngarkohet me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare gjatë kohës sa ishte drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Në këtë aktakuzë, krahas Liburn Aliut, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar akuzohen edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi.

10:05

Nis seanca ndaj Aliut

Ka nisur seanca për shqyrtimin fillestar ndaj rastit të ministrit të Mjedisit, Liburn Aliut, dhe disa të tjerëve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

09:45

Liburn Aliu del sot para Gjykatës

Sot do mbahet shqyrtimi i parë i rastit të ministrit të Mjedisit, Liburn Aliut, që me disa të tjerë, akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi, i ka thënë KOHËS se seanca pritet të fillojë në orën 10:00.

Aktakuza ndaj Aliut, që akuzohet për kohën sa ishte drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, ishte ngritur më 24 korrik 2020. Aliu kishte deklaruar se nuk ka qenë i informuar duke shtuar se për këtë do kërkojë përgjegjësi.