Arbëri

Pazaret për karrigen nr.1

Pazaret për karrigen nr.1
 

Në dy dekadat e fundit, është parë dramë, sa herë në rend dite ka ardhur zgjedhja e kreut të shtetit. Deri tash, Kosova ka pasur pesë presidentë, katër prej të cilëve nuk e kanë çuar mandatin deri në fund. Drama është duke e shoqëruar edhe procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Dhe, dy alternativa ndodhen përpara: kuorumi për presidentin, ose çuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Presidenti i Republikës, në letër, përfaqëson unitetin e popullit të Kosovës. Por, historia e pasluftës dëshmon se pozita e kreut të shtetit ka përbërë simbolin e pazareve politike për qëllime të liderëve partiakë.

Është histori më shumë se dydekadëshe, gjatë së cilës janë parë drama politike sa herë në rend dite ka ardhur zgjedhja e kreut të shtetit.