Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka bërë të ditur se pas një takimi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, është paralajmëruar që gastronomia dhe qendrat tregtare do të mbyllen për 12 ditë, si masë për luftimin e koronavirusit.
Veton Zuka, përfaqësues i kësaj shoqate, ka thënë për KosovaPress se mbyllja totale do të bëhet nga fillimi i javës së ardhshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGastronomët ishin ankuar vazhdimisht për masat e mbylljes deri tash.
Paralajmërimi për mbyllje vjen në kohën kur në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 ka kaluar mbi 14 mijë.
KOHA ka provuar të shtunën të marrë qëndrim edhe nga MSH-ja, por një gjë e tillë ishte e pamundur.