Arbëri

Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk është në rend dite

Kryesimi i radhës i Portugalisë përfundon pas tre muajsh dhe nuk ka ndonjë gjasë reale që në muajt e mbetur të jetë në rend dite liberalizimi i vizave për Kosovën. Një moment mund të krijohet gjatë presidencës sllovene, por edhe kjo nuk duket reale, ndonëse Sllovenia do të jetë më e interesuar dhe më e përkushtuar për këtë

Javën që shkoi, në një seancë plenare, Parlamenti Evropian miratoi Raportin për Kosovën me shumicë të madhe votash. Sikur edhe më herët, ky raport përmendi sfidat me të cilat përballet Kosova, sidomos në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformën e gjyqësorit, ruajtjen e mjedisit, shkollimin dhe shëndetësinë.

 

Në Kosovë përsëri është ngjallur një lloj shprese për liberalizimin e vizave, pasi Parlamenti Evropian me shumicë të madhe votash kërkoi që kjo të ndodhë sa më shpejt. Por, kjo nuk ndryshon asgjë, sepse Parlamenti Evropian një thirrje të tillë e ka bërë edhe viteve të shkuara. Në Këshillin e BE-së liberalizimi i vizave as nuk është në rend dite, thonë diplomatët në Bruksel

Javën që shkoi, në një seancë plenare, Parlamenti Evropian miratoi Raportin për Kosovën me shumicë të madhe votash. Sikur edhe më herët, ky raport përmendi sfidat me të cilat përballet Kosova, sidomos në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformën e gjyqësorit, ruajtjen e mjedisit, shkollimin dhe shëndetësinë.

Por, përsëriti dy thirrje që në Kosovë u mirëpritën. Thirrjen që pesë shtetet e Bashkimit Evropian të cilat nuk e kanë njohur Kosovën si shtet ta bëjnë një gjë të tillë sa më shpejt dhe që Këshilli i BE-së ta miratojë pa vonesa vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të vetmit në rajon dhe më gjerë që nuk gëzojnë të drejtën për të udhëtuar në vendet e BE-së dhe në shtetet e tjera të Schengenit pa viza.