Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka thënë se vaksinat anti-Covid që pritet të mbërrijnë sot në Kosovë janë lëmoshë për vendet që kanë dështuar t’i sigurojnë ato.
Ai përmes një statusi në Facebook ka shkruar se vendi i fundit në Evropë për vaksinimin kundër COVID-it, Kosova është sinonim i dështimit në çdo aspekt të luftës kundër kësaj pandemie.
Bytyçi ka shtuar se gara për merita mes ish-Qeverisë Hoti dhe asaj të Kurtit është fyerje për qytetarët.
“Vaksinat që vijnë sot në Kosovë janë donacion/lëmoshe për vendet që kanë dështuar që t’i sigurojnë vet ato. Gara për merita në mes të Qeverisë Hoti dhe asaj Kurti janë fyerje për qytetarët e këtij vendi, pasi që këto dy qeveri janë fajtore për keq-menaxhimin e situatës me pandeminë. Kuptohet dikush më shumë e dikush më pak. 26 mijë doza të vaksinës janë vetëm për 13 mijë qytetarë, pjesën tjetër llogariteni vet”, ka shkruar ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.