Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka miratuar unanimisht propozim-vendimin për dhënien e pronës së komunës në shfrytëzim të FSK-së për ndërtimin e bazës ushtarake në “Kodrën e Cërrnushës”.
“Ja shumë krenar që me propozimin tim si kryetar i komunës, Kuvendi Komunal i Mitrovicës sot ka miratuar në mënyrë unanime propozim-vendimin për dhënien e pronës së komunës prej 191 hektarë në shfrytëzim të FSK-së, për ndërtimin e bazës ushtarake në “Kodrën e Cërrnushës’”, ka shkruar kryetari I komunës, Agim Bahtiri.
Më ndërtimin e kësaj bazë, Bahtiri ka shkruar se “Mitrovicën do ta kemi qytetin më stabil-vendimmarrës për të mbrojtur çdo pëllëmbë të tokës së Kosovës”.
Bahtiri ka propozuar që kazerma ta mbajë emrin e heroit Isa Boletini, teksa shton se do të jetë baza ushtarake më e madhe e FSK-së në Kosovë.