Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka vendosur të pezullojë përkohësisht lëshimin e licencave për ofrues të shërbimeve mediale audio dhe audiovizuale me transmetim përmes rrjetit të operatorëve të shpërndarjes. Kjo masë do të vlejë deri në përcaktimin e kritereve dhe procedurave të reja për licencim, për çka është iniciuar procedura.
Vendimi është marrë dje (23 mars), ndërkohë që do të hyjë në fuqi 15 ditë më vonë.
