Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka reaguar pas fitores së Lumir Abdixhikut si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Pacolli e ka përgëzuar Abdixhikun duke thënë se e ardhmja e Kosovës është brezi i ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me një besim të fortë se LDK do të kthehet e fortë, unë do të doja të përgëzoja udhëheqësin e ri të sapo zgjedhur të partisë, politikanin e ri e të besueshëm, Lumir Abdixhiku. E ardhmja e Kosovës është brezi i ri!”, ka shkruar Pacolli në fcebook.
Abdixhiku është zgjedhur kryetar i LDK-së në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie i cili është zhvilluar sot.
Kundërkandidatë të Avdixhikut ishin Lutfi Haziri e Besian Mustafa.
Abdixhiku ka fituar bindshëm me mbi 190 vota nga 328 delegatë sa kanë votuar.