Arbëri

Sot protestojnë punonjësit e Lotarisë dhe gastronomët

Sot në Prishtinë do të protestojnë punonjësit e Lotarisë së Kosovës dhe po ashtu është paralajmëruar protestë e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.

Punonjësit e Lotarisë kanë bërë të ditur se do të protestojnë para Qeverisë me fillim në ora 11:00, për mosekzekutim të pagave. E në ora 14:00 është paralajmëruar një protestë e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës nga ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Gastronomët po protestojnë kundër masave kufizuese të marra për të parandaluar përhapjen e pandemisë e po ashtu po kundërshtojnë paralajmërimin për shtrëngim të masave.

Gjithashtu Qendra për Informim, Kritikë e Aksion (QIKA), nga ora 10 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka paralajmëruar aksion simbolik në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Po ashtu nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, i përbërë nga aktivistë të organizatave të shoqërisë civile e studentë, do të realizojnë marshin nëpër kryeqytet dhe do të përkrahet ky marsh edhe nga aktivistë nga 15 komuna tjera. Marshi me moton “marshojmë kundër partriarkatit që vret” do të mbahet për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.