Arbëri

Quni: Mos të lejojmë që LDK-ja të bëhet “relikt”

Quni: Mos të lejojmë që LDK-ja të bëhet “relikt”
 

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Anton Quni ka thënë se fati i Kosovës është i lidhur ngushtë me fatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Quni, i cili kandidaturën e tij për të parin e LDK-së e konfirmoi për media pas dorëheqjes së Isa Mustafës, shkruan në një postim në Facebook, se nuk duhet lejuar që LDK-ja të bëhet “relikt”.