E ashtuquajtura zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, ka ftuar qytetarët e Kosovës që të aplikojnë që të vaksinohen kundër koronavirusit.
Nga kjo zyrë është thënë se aplikimi duhet të bëhet në institucionet shëndetësore në vendet ku jetojnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE imunizimi do të bëhet për qytetarët nga Kosova në tri qytete të Serbisë. Ata nga komunat e Veriut në Rashkë, ndërsa ata nga pjesët tjera në Kurshumli dhe Bujanoc.
Sipas të dhënave të kësaj zyre deri më tash janë vaksinuar 10 mijë qytetarë nga Kosova, ndërsa dozën e dytë e kanë pranuar 7500 qytetarë. Bëhet fjalë kryesisht për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë.