Arbëri

Mot i ngrohtë në javën e parë të marsit në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e parë e muajit mars do të karakterizohet me mot relativisht të ngrohtë. 

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-17 gradë Celsius.

“Në fundjavë parashihet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende–vende do të sjellin shi dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.