Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjashtë komuna në zonë të kuqe

Ministria e Shëndetësisë ka bërë renditjen e re të komunave sipas zonave.

Në njoftimin e publikuar, në zonë të kuqe janë renditur gjashtë komuna: Prishtina, Fushë-Kosova, Obiliqi, Zveçani, Peja dhe Lipjani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

MSH-ja njofton se në zonë të verdhë janë: Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Gjilanit, Gjakova, Vushtrria, Leposaviqi, Graçanica, Ferizaj, Podujeva dhe Vitia, ndërsa në të gjelbër janë: Zubin Potoku, Kllokoti, Deçani, Prizreni, Rahoveci, Shtimja, Klina, Ranillugu, Mamusha, Kaçaniku, Istogu, Suhareka, Skenderaj, Kamenica, Drenasi, Novobërda, Malisheva, Dragashi, Juniku, Shtërpca, Hani i Elezit dhe Parteshi.

Në renditjen e kaluar, MSH-ja kishte renditur katër komuna në zonë të kuqe.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 445 të infektuar me COVID-19 dhe 5 të vdekur.