Arbëri

Moskoordinimi mes institucioneve, Prokuroria përmirëson Policinë dhe kryeprokurorin

Moskoordinimi mes institucioneve, Prokuroria përmirëson Policinë dhe kryeprokurorin
Prokuroria sqaron se Agim Nuha nuk është arrestuar por vetëm është shoqëruar në Polici
 

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka sqaruar se gjatë aksionit të djeshëm të Departamentit të Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës i cili është kryer në disa komuna të Kosovës, janë arrestuar 11 persona ndërkaq personi tjetër i raportuar si i arrestuar me inicialet A.N, ka qenë vetëm i shoqëruar në Polici dhe se i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin se nga bastisja e realizuar më 24 shkurt 2021, në komunën e Prishtinës, Podujevës, Gjilanit, Istogut e Lipjanit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar personat me inicialet S.Sh., L.S., S.S., H.M., B.N., K.Z., A.U., D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., ndërsa personi me inicialet A.N., vetëm është shoqëruar në stacionin policor dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në reagimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.