Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka thënë se aksionet si ai i sotëm i Policisë së Kosovës ndaj disa zyrtarëve të kësaj ministrie, duhet të përjetohen si ditë të mira kur qartësohen gjërat dhe drejtësia kryen punët e saj.
Mustafa gjatë një konference për media tha se veprimet e ministrisë që udhëheq ai kanë qenë në koordinim të vazhdueshëm me organet e rendit dhe ligjit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Çdo gjë e kemi adresuar tek institucionet e drejtësisë. Falënderoj Prokurorinë e shtetit dhe Policinë re Kosovës dhe të gjithë do të vazhdojmë të bashkëpunojmë. Ftoj këto organe që të vazhdojnë hetimet. Aksioni si ky i sotëm duhet të përjetohen si ditë të mira kur qartësohen gjërat dhe drejtësia kryen punët e saj”, ka thënë Mustafa.
Mustafa i pyetur për mundësinë e dorëheqjes si pasojë e aksionit të sotëm tha se nuk ka asnjë arsye që t’i ikën përgjegjësisë.
“Nuk kam asnjë arsye që t’i iki përgjegjësisë pasi do ta vazhdojë bashkëpunimin tim me organet e rendit dhe ligjit deri në fund”, u shpreh ai.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka zhvilluar sot një aksion policor në disa komuna të Kosovës duke arrestuar 12 zyrtarë dhe civilë të dyshuar për marrje dhe dhënie ryshfeti në ndarjen e subvencioneve. Po ashtu, janë kryer bastisje në shtëpitë e të arrestuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar një shumë e madhe parash dhe gjësende të tjera.