Arbëri

KQZ: Janë aprovuar 35 mijë e 834 ndërkaq janë refuzuar 14 mijë e 200 zarfe me votat e diasporës

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri më tani në Qendrën për Numërim dhe Rezultate janë hapur 31 mijë e 164 pako të supozuara me fletëvotime nga jashtë, prej të cilave 35 mijë e 834 zarfe janë aprovuar ndërkaq 14 mijë e 200 sosh janë refuzuar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se arsyet e mosaprovimit të tyre janë të ndryshme. Sipas tij, 6 mijë e 309 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës, 4 mijë e 521 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore, 991 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë, 1 mijë e 808 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar, ndërkaq, 571 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim.