Arbëri

Kriza politike e pashmangshme nëse nuk konstituohen shpejt institucionet

Kriza politike e pashmangshme nëse nuk konstituohen shpejt institucionet
Foto: Alban Bujari \ KOHA
 

Certifikimi sa më i shpejtë i rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, e konstituimi i menjëhershëm i Kuvendit të Kosovës, janë duke u parë si zgjidhjet e vetme të evitimit të një krize të re politike.

Vonesat eventuale, sipas njohësve në vend, mund të rrezikojnë që të përfundojë mandati prej 6 muajsh i ushtrueses së detyrës së presidentes e të mos ketë institucione funksionale, proces ky i papërcaktuar me Kushtetutë.