Arbëri

Osmani me Abbottin diskutojnë për “sulmet me prapavijë politike”

Descriptive Text

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abott, me të cilin ndër të tjera ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend.

Sipas njoftimit, Osmani e Abbott diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe, siç i kanë quajtur ata, sulmet me prapavijë politike, duke bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së qytetarëve tanë si dhe për hetim të plotë e sa më të shpejtë të rasteve.

“U.d. Presidentja Vjosa Osmani Sadriu priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar , Nicholas Abott. Në takim, Ambasadori Abott e uroi u.d. Presidenten Osmani për rezultatin e zgjedhjeve si dhe për mbarëvajtjen e procesit. Në takim u diskutua për rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve në vend dhe përkushtimin e plotë drejt përmbushjes së pritshmerive dhe kërkesave të qytetarëve të Kosovës, që përfundimisht ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së tyre”, thuhet tutje në njoftim.