Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KMDLNj: Të hetohet nëse djegia e veturës së Bajqinovcit ishte e qëllimshme

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar hetime për djegien e veturës së kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Ai ka thënë se duhet të vërtetohen shkaqet në mënyrë që të hiqen spekulimet e mundshme, në të kundërtën të sigurohen provat për zjarrvënie të qëllimshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Edhe për këtë rast KMDLNj kërkon hetime në mënyrë që të përcaktohen shkaqet që kanë prurë deri te djegia e veturës të Bajqinovcit. Në këtë mënyrë, me vërtetimin e shkaqeve do të eliminoheshin spekulimet e mundshme, ose, në të kundërtën, nëse sigurohen prova për zjarrvënie të qëllimshme, duhet të gjinden kryerësit e mundshëm dhe të sillën para organeve të drejtësisë e që ia rrezikuan seriozisht jetën deputetit Bajqinovci”, përfundon komunikata.