Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se vetura e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ishte djegur për shkak të defekteve në sistemin elektrik të furnizimit me rrymë elektrike.
Vetura e Bajqinovcit qe djegur më 22 shkurt 2021. Prokuroria tani ka njoftuar se ka autorizuar Policinë që të ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa pas ekspertizës së ekspertëve nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës është konstatuar se zjarri ka ardhur si pasojë e defekteve.
“Problemet në sistemin elektrik kanë ardhur si pasojë e lidhjes së shkurtë izoluese të shtesës mbrojtëse të përçuesve (vjetërsia e kabllove elektrike)”, thuhet në njoftim.