Arbëri

Digjet vetura e zyrtarit të VV-së, Mefail Bajqinovci

Vetura e zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka marrë zjarr në orët e mbrëmjes.

Nga fotot që ka siguruar KOHA, shihet se vetura është djegur në lagjen Arbëria në Prishtinë.

KOHA nuk ka arritur të kontaktojë Bajqinovcin, ndërkohë Policia ka konfirmuar rastin, por nuk ka dhënë shumë detaje.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një veturë me targë Kosove të përfshirë nga zjarri në lagjen Arbëria në Prishtinë. Nga zjarri është prekur edhe një veturë afër veturës që kishte marrë flakë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Bajqinovci ishte deputet në legjislaturën e fundit dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit, të mbajtura më 14 shkurtit.

{gallery}