Arbëri

KMDLNj: Ndërhyrje e paprecedentë për tjetërsim të mandateve të komuniteteve joshumicë

KMDLNj: Ndërhyrje e paprecedentë për tjetërsim të mandateve të komuniteteve joshumicë
 

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar duke thënë se është e domosdoshme që pas shpalljes së rezultateve preliminare, organet e hetuesisë të hetojnë dyshimet e ngritura nga kandidatët dhe partitë politike të komunitetit joshumicë për manipulim të votave nga Serbia dhe Lista Serbe.

KMDLNj kërkon që të bëhet rinumrimi i votave në të gjitha vendvotimet ku dyshohet se ka pasur vota të kontrabanduara e që kanë ndikuar në rezultatin e kandidatëve për komunitetin jo – shumicë, që në rastin konkret janë dëmtuar duke u eliminuar nga mundësia të përfaqësojnë komunitetin që i takojnë.